Zëvendësministri Isa Xhemajlaj vizitoi Agjencinë për Menaxhim e Emergjencave

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj, zhvilloi një vizitë pune në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, ku u prit nga kryeshefi i AME-se, Fadil Kodra dhe drejtorët e departamenteve. Me këtë rast zëvendësministri Xhemajlaj që njëkohësisht është edhe Koordinator i Strategjisë për Zvogëlimin e Rreziqeve, u informua nga drejtuesit e AME-së për gjendjen në të cilën gjendet kjo agjenci dhe sukseset që ka arritur gjatë këtij viti. Zëvendësministri Xhemajlaj theksoi se është e rëndësishme që të informohet për gjendjen reale të kësaj agjencie, në mënyrë që sfidat që janë paraqitur, t’iu jepen zgjidhje bashkërisht në mënyre ekipore. Ai me këtë rast theksoi se është e rëndësishme që të realizohen aktivitetet dhe ushtrimet që janë të planifikuara për vitin 2018, por që këto ushtrim të ketë sukses duhet të ketë pjesëmarrje të ministrive tjera të përfshira në këto ushtrime.

Ndërsa drejtuesit e AME-së vunë në pah misionin e kësaj agjencie, qasjen dhe organizmin sipas mandatit. Me këtë rast u bënë të ditura përpjekjet e AME në parandalim, reagim dhe rimëkëmbje në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …