Zëvendësministri Krasniqi fton bizneset turke të investojnë në sektorin e bujqësisë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vesel Krasniqi, ka prezantuar para përfaqësuesve të kompanive konsulente turke potencialin që ka bujqësia në Kosovë. Këtë gjë ai e ka bërë gjatë një takimi që ka pasur me udhëheqësit e kompanisë konsulente për investime në bujqësi dhe pylltari “Asya Tarim”, nga Turqia. Zëvendësministri Krasniqi ka prezantuar të arriturat në bujqësi, si dhe mbështetjen që Qeveria e Kosovës ka dhënë ndër vite për zhvillimin e këtij sektori. Ai potencoi se duke parë potencialin që ka bujqësia në ekonominë e vendit, janë rritur dukshëm investimet nga shteti. Me këtë rast, Krasniqi i ka njoftuar konsulentët turq edhe me disa nga nënsektorët me më potencial në vend, duke i ftuar bizneset turke që të konsiderojnë mundësitë për investime në Kosovë në sektorin e bujqësisë. Ndërkaq, Ibrahim Sanci, udhëheqës i kompanisë “Asya Tarim”, tha se janë të gatshëm të investojnë në sektorin e fidanëve, kryesisht në ngritjen e serrave për kultivimin e fidanëve. Zëvendësministri Vesel Krasniqi shtoi se Qeveria e Kosovës, do të jetë e gatshme të ndihmojnë çdo investitorë, duke eliminuar burokracitë dhe qasjen në çdo aspekt tjetër që lidhet me funksionimin e bizneseve.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …