Zëvendësministri Krasniqi: MBPZHR mbështet agrobizneset për instalimin e teknologjisë moderne në përpunimin e produkteve

Investimet në agrobizneset vendore po ndikojnë që në tregun vendor të kemi prodhime cilësore dhe me standarde evropiane. Këto investime, të cilat viteve të fundit janë duke u përkrahur përmes granteve investive të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komisionit Evropian kanë  ndikuar që edhe kompania për përpunimin e perimeve “Abi&Elif 19” në Prizren, të instalojë teknologjinë moderne për përpunimin e domates, duke zgjeruar në këtë mënyrë linjën e prodhimit dhe përpunimit. Në përurimin e linjës së përpunimit të domates në “Abi&Elif 19”, investime të cilat janë përkrahur nga MBPZHR-ja dhe BE-ja, kanë marrë pjesë zëvendësministri, Mevludin Krasniqi, përfaqësuesja e zyrës së BE-së në Prishtinë, Daniela Topirceanu, si dhe përfaqësues të Komunës së Prizrenit. Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi, theksoi se me mbështetjen e projekteve bujqësore përmes granteve të MBPZhR-së, agrobizneset vendore po arrijnë të avancojnë teknologjinë prodhuese dhe përpunuese në kompanitë e tyre, e sidomos ato në sektorin e perimeve, që sipas tij llogaritet si një ndër sektorët më me potencial në vend. “Përmes grantit investiv të MBPZHR-së dhe mbështetjes financiare të Zyrës së BE-së, kemi bërë të mundur që kjo fabrikë me kapacitet përpunues prej 100 tonë në ditë të jetë adresë tregu e sigurt për kultivuesit e perimeve, si dhe për pikat grumbulluese të domates. Tashmë falë këtij investimi, në tregun tonë do të kemi edhe më shumë produkte të reja vendore, me tendencë depërtimi edhe në tregjet e jashtme”, ka thënë zëvendësministri Krasniqi. Ai ka treguar se nga sot, ky investim do të mundësojë që të punësohen edhe 20 veta. Zëvendësministri ka premtuar se mbështetja e ministrisë për fermerët, prodhuesit dhe përpunuesit në sektorin e bujqësisë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të ngritjes së cilësisë së prodhimeve vendore. Ndryshe, MBPZHR-ja e ka përkrahur ndërtimin  e fabrikës për përpunimin e perimeve “Abi&Elif 19”, përmes grantiv investiv prej 187 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …