leoni

Zëvendësministri Makolli bëri përurimin e punimeve në ambientet e Shtëpisë së Pleqve

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, ishte për vizitë në Shtëpinë e Pleqve, në përurimin e investimeve të kryera në ambientet e këtij institucioni. Me këtë rast, për kontributin e dhënë, zëvendësministri Makolli dhe drejtoresha e Shtëpisë së Pleqve, Raze Aliqkaj, ndanë mirënjohje për përfaqësuesin e korporatës multinacionale JTI (Japan Tobacco International), Përparim Tushaj, si dhe implementuesin e këtij projekti në Prishtinë, Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim, gjegjësisht Mimoza Shahini, udhëheqëse e projektit. JTI dhe Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim kanë, bërë rregullimin e ambienteve të jashtme dhe të brendshme në Shtëpinë e Pleqve. Në fjalën përshëndetëse zëvendësministri Makolli, duke falënderuar donatorët, tha se iniciativa për rregullimin e infrastrukturës dhe ambienteve në Shtëpinë e Pleqve, është një punë shumë humane. ”Duart që ndihmojnë janë më të shenjta se buzët që luten. Që të përkujdeset dikush për ne, duhet që ne sot të përkujdesemi për këta banues të kësaj shtëpie. Është kënaqësi kur njeriu e përjeton jetën, sepse jo të gjithë e përjetojnë moshën e tretë” tha ai. Makolli ndër tjera tha se rezidentët e kësaj shtëpie nuk do të lihen në harresë dhe se institucionet do të përkujdesen gjithnjë edhe në të ardhmen për gjeneratën që kontribuoi shumë për vendin tonë. Ai ka falënderuar të gjithë ata që në mënyra të ndryshme po kontribuojnë në mirëqenien dhe rehatinë e këtyre njerëzve, të cilët përveç kontributit material, më së shumti kanë nevojë që të jemi sa më afër tyre dhe të mos ndihen të braktisur.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …