Zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani, ka reaguar pas kolonave të gjata të veturave që të hënën u panë në kufirin Kosovë- Maqedoni. Hasani tha se pamjet me kolonat e gjata që u paraqitën nëpër vendkalimet kufitare, paraqesin shqetësim dhe rrezik për shëndetin e qytetarëve ne të dyja anët e kufirit. Ai ka bërë thirrje gjithashtu që të kalohet kufiri vetëm për nevoja të domosdoshme, veçmas në ditët e ardhshme.
