leoni

Zëvendësministri Myrtaj e ka vizituar komunën e Klinës

Mustaf Myrtaj zëvendësministër në Ministrin e Administratës Publike e ka vizituar komunën e Klinës.

Gjatë kësaj vizite kryetari i komunës së Klinës, z.  Sokol Bashota e ka njoftuar zv. ministrin Myrtaj për zhvillimet në komunën e Klinës dhe për procesin e kthimit të komuniteteve. Kryetari Bashota ka thënë se komuna e Klinës është e para komunë  që komunitetit RAE i ka siguruar edhe pronat për ndërtimin e shtëpive.  Janë 12 familje me gjithsej 58 anëtar që janë kthyer pas 15 vjetëve në fshatin Klinafc, shtëpitë janë ndërtuar me financim të BE-së dhe të implementuara nga UNHCR dhe pronat janë dhënë nga komuna, po ashtu edhe me USAID-in Amerikan, e kemi përfituar projektin që do të asfaltohet rruga e këtij fshati.  Si komunë, deri me tani kemi dëshmuar mjaft rreth angazhimit të procesit të kthimit të pakicave duke ju mundësuar të ri integrohen në shoqëri ka thënë kryetari Bashota.

Zëvendësministri Myrtaj i shoqëruar nga këshilltari i tij Sali Berisha dhe Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane-dega në Klinë, Halil Kerelli,  e  ka falënderuar kryetarin Bashota për mbështetje  dhe bashkëpunim me komunitete. Qëllimi i kësaj vizite është se: komuniteti RAE siç  njihet deri më tani,  e në të cilin përfshihen tri komunitete,  duhet të përfitojnë veç e veç. Sipas zv.ministrit Myrtaj i cili  ka thënë se ekziston rregullorja që ka hyre në fuqi në vitin 2010,  dhe që nuk po zbatohet as sot e kësaj dite, ku thuhet që komunitetet duhet të përfitojnë secila veç e veç, prandaj ne kërkojmë që kjo rregullore të zbatohet edhe në komunën tuaj dhe të përfitojnë secili komunitet e jo si deri më tani si komunitetit RAE ka thënë  zv.ministri  Myrtaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …