Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës presin që gjatë muajit shtator vendi ynë të bëhet pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, Interpolit. Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse ta bëjnë të veten, në mënyrë që në shtator të këtij viti të përfundohet me rezultat pozitiv ky anëtarësim. Kurse zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Behar Selimi, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se pritjet e Kosovës që në muajin shtator të bëhet pjesë e kësaj organizate janë reale. “Informacionet e fundit që vijnë nga takimet e ministrit Hyseni me drejtues të kësaj organizate na japin të drejtë të shpresojmë. Për më tepër, njoftimet e ministrit Hoxhaj për angazhimin tonë diplomatik dhe disponimin individual të shteteve anëtare, na bëjnë të besojmë se këtë herë pritjet janë reale”, është shprehur ai, duke shtuar se pengesat që është duke i paraqitur Serbia vazhdimisht në këtë proces, këtë herë nuk do të jenë të suksesshme.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …