Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Behar Selimi, ka shprehur optimizëm se Kosova do të arrijë në muajin shtator të bëhet pjesë e Interpolit. Ai ka theksuar për “Epoka e re” se anëtarësimi i Kosovës është interes i shumëfishtë i Interpolit. Ai ka treguar se Kosova ka nisur një angazhim te shtetet anëtare dhe, sipas tij, pritjet janë reale që Kosova të anëtarësohet në Interpol. Selimi ka thënë se lënia e Kosovës jashtë kësaj organizate do të thotë t’i ndihmosh organizatat e ndryshme kriminale me karakter rajonal. Në këtë intervistë Selimi ka folur edhe për rreziqet që mund ta cenojnë sigurinë nacionale të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …