Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, SElami Shkodra e ka vizituar sot Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të këtij institucioni, Ismail Smakiqi. Zëvendësministri u njoftua nga afër me punën e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, si dhe me planin e trajnimeve të AKSP-së për këtë vit. Shkodra së bashku me drejtorin e AKSP-së, z. Ismail Smakiqi dhe drejtori i AME-së, z. Fadil Kodra vizituan pjesëmarrësit në trajnimin: “Reagimi i përbashkët 2018”, i organizuar nga Agjencia për Menaxhimin Emergjent, në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Gardën e Ajoves, Agjencinë Federale të Menaxhimit Emergjent nga Amerika dhe Ushtria Amerikane.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …