Zëvendësministri, Selimi prit në takim amabsadorin e ri austriak

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka
pritur sot në një takim njoftues ambasadorin e sapo-emëruar austriak në
Prishtinë, Gernot Pfandler. Zëvendësministri, Selimi e njoftoi përfaqësuesin
austriak për zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend. Më pas,
diskutimi u përqëndrua në thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe atë
shumëpalësh, për investimet austriake në Kosovë, duke përfshirë ndërtimin e
hidrocentraleve në Deçan dhe në Pejë. Në anën tjetër, ambasadori
Pfandler, shprehu mbështetjen e Austrisë për Kosovën, posaçërisht për
konsolidimin e saj në arenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …