Zëvendësministri Syla vizitoi komunën e Vitisë, u prit nga nënkryetari Aliu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, bashkë me ekipin e tij nga ministra e Mbrojtjes, kanë vizituar sot komunën e Vitisë.  Zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në një takim, zv. ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Shemsi Syla, i shoqëruar edhe nga Hajriz Sejdiu ekspert i sigurisë dhe me bashkëpunëtor, me që rast kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, e me theks të veçantë për situatat emergjente. Gjithashtu u bisedua edhe për mbështetjen ushtarake për autoritetet civile, si mision i dytë i Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e menaxhimit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, si dhe ofrimin e mbështetjes së ministrisë së Mbrojtjes në fushën e planifikimit dhe çështjet e evakuimit, numrit të strehimoreve dhe gjendjes së tyre. Ndërsa zv. kryetari Aliu, shprehi gatishmërinë për ofrimin e mbështetjes në të gjitha format për një bashkëpunim të përhershëm në fushën e menaxhimit të krizave, fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera. Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, si dhe drejtorë të drejtorive komunale e sektorit për siguri dhe emergjencë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …