Zëvendës-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Itali ka zhvilluar disa takime shumë të rëndësishme. Përveç takimeve me biznesmenë, Thaçi është takuar edhe me presidentin e Prefekturës së Provincës së Mantovës, Sandro Lombardi. Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Italisë. Konkretisht, Thaçi ka kërkuar që takimet e realizuar me biznese të kanalizohen edhe zyrtarisht përmes institucioneve publike në mes dy shteteve me marrëveshje konkrete bashkëpunimi. Në këtë takim, zëvendësministri Thaçi kërkoi që të sigurohet përkrahje ligjore për të rinjtë dhe biznese që të kanë lehtësira për t’u pajisur me viza italiane. Njëkohësisht ai ka kërkuar që të rinjtë e Kosovës , në periudha tremujore dhe gjashtëmujore, të kenë mundësi të angazhohen në punë praktike për të pasur mundësi të aftësimit profesional në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e prodhimtarisë. Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan, që në një të ardhme të shkurtë, duke u bazuar në legjislaturën e brendshme, të dy shtetet të finalizojnë sa më shpejt këto projekte.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …