Zëvendësministri Vesel Krasniqi priti në takim përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran për Kosovë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vesel Krasniqi, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran për Kosovë, të cilët i ka njoftuar me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë për sektorin e bujqësisë, si dhe për zhvillimet e përgjithshme në këtë sektor. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran kanë prezantuar edhe mundësitë për bashkëpunim në projektet e tyre për përkrahjen e fermerëve në zonat rurale. Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi, ka falënderuar përfaqësuesit e Caritas-it për mbështetjen e dhënë për sektorin e bujqësisë në vend dhe iu ka ofruar përkrahjen e tij në realizmin e projekteve tjera që kanë të bëjnë më mbështetjen, zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë. Ndërkaq, përfaqësuesja e Caritas-it Zviceran për Kosovë, Vera Haag Arbenz, vlerësoi të arriturat në bujqësi në Kosovë dhe e njoftoi zëvendësministrin me format e bashkëpunimit, të cilat ata janë të gatshëm t’i fillojnë për bujqësinë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …