Zëvendësministrja Bakija-Deva priti në takim organizatorët e ekspozitës “Kosovo NEXT10”

Takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Shkëmbimeve Kulturore të Kosovës dhe Tajvanit që organizuan ekspozitën “Kosovo NEXT10” me kuratorën Chiayo Kuo. “Kosova NEXT10” është një ekspozitë që bënë vizualizimin e Kosovës në 10 vitet e ardhshme. Nëpërmjet veprave të artit interaktiv, ekspozita udhëzon vizitorët të eksplorojnë aspektet e ndryshme të Kosovës dhe të kontribuojnë me idetë e tyre për të ardhmen e Kosovës në krijimin kolektiv për ta ndarë atë me të tjerët. Duke e parë nga afër ekspozitën dhe vazhdimin e saj, ky projekt jo vetëm që krijoj një moment historik në ndërveprimin midis qytetarëve kosovarë dhe atyre tajvanez, por gjithashtu do të krijoj mundësi për njerëzit që të mbledhin dhe ndajnë idetë e tyre për të ardhmen e Kosovës së bashku. Ne si institucion besojmë se duke mbështetur idetë dhe vlerat e shkëmbimit midis dy shoqërive mund të na ndihmojë të përmbushim sfidat dhe të hapim komunikimin midis Azisë dhe Evropës Juglindore jo vetëm në aktivitete kulturore, por edhe në aspektin ekonomik, politikë dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …