Zëvendësministrja Bakija-Deva takon të dërguarën e posaçme të OKB-së për rini

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, ka pritur në takim të dërguarën e posaçme të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Emisaren për Rini, Jayathma Wickramanayake, Ulrika Richardson – koordinatore për Zhvillim e OKB-së në Kosovë, Lorik Pustina, udhëheqës i ekipit të Zyrës së Koordinatorit për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, si dhe dy pjesëtarët në ekipin e Wickramanayakes. Në këtë takim u bisedua për prioritetet e Strategjisë së Kosovës për Rininë dhe çfarë pritet të bëhet me ndryshimet e Ligjit për Pjesëmarrjen dhe Fuqizimin e të Rinjve. Me theks u diskutua për fondin për Rininë. Gjithashtu është folur edhe për ndikimin e Task Forcës të të Rinjve të OKB-së, një ekip multietnik i cili ka dhënë kontributin në draftimin e strategjisë në vitin 2018. Në këtë dokument shumë të rëndësishëm strategjik janë inkorporuar rekomandimet për Rininë të dala nga Kuvendi i parë Rinor i OKB-së në Kosovë. U vlerësua e rëndësisë së veçantë pjesëmarrja e të rinjve dhe organizatave rinore të Kosovës në nismat e OKB-së. U analizuan ato që janë realizuar deri tani dhe pritjet për të ardhmen. “Roli jonë fillon duke e ditur se ajo që është arritur, pa marrë parasysh sa domethënëse dhe e vështirë ka qenë, ende nuk është e mjaftueshme. Ne ende duhet të synojmë për më shumë dhe të shkojmë më larg. Gjithashtu duhet të përfitojmë nga gjërat që mund të bëjmë së bashku, që kërkojnë jo vetëm vullnet politik por edhe përgjegjësi e përkushtim dhe me ndihmën e bashkëpunimeve të tilla suksesi nuk do të mungojë”, ka pohuar ndër të tjera zëvendësministrja.Ndër temat e shumta të diskutimit, ishte edhe roli i gruas në politikë, përparësitë dhe pengesat dhe përfshirja e grave në pozita vendimmarrëse. Përfaqësuesja e OKB-së për rini, Wickramanayake, tha se do të përkrah Kosovën për nismat e mëtutjeshme, të cilat do të kenë edhe përkrahjen e OKB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …