Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, të martën, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Krytari, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa e kanë cilësuar moment historik vizitën e zyrtarit më të lartë në administratën e kryetarit amerikan, Barak Obama. Vizita e tij në Kosovë bëhet në kohën kur vendi është futur në krizë të thellë politike dhe tensione mes qeverisë dhe opozitës, për shkak të demarkacionit me Malin e Zi. Demarkacioni me siguri se do të jetë pika qendrore e vizitës së Bajdenit në vendin tonë dhe këtë do ta shfrytëzojnë politikisht Isa Musytafa e Hashim Thaçi, me qëllim për ta bindur opinionin dhe opozitën të heqë dorë nga 8.200 hektarë tokë, të cilat po i jepen Malit të Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …