Zëvendëspresidenti i Konfederatës Evropiane të Veteranëve të Luftës, Astrit Leka, ka bërë të ditur se para datës 27 prill, do t’i dërgoi një letër kryetarit të Francës, François Hollande, në lidhje me rastin e ndalimit të ish-kryeministrit dhe ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinajt. Ai ka thënë se ka raporte të mira me shtetin e Francës. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Leka ka theksuar se Haradinaj duhet të lirohet dhe pret që Franca të mos gaboj me këtë rast. Me tutje ai ka shtuar se të drejtat e njeriut janë shkelur me ndalimin e Haradinajt, i cili është shpallur i pafajshëm dy herë nga Gjykata e Hagës. Leka ka folur edhe për ndihmën që ka dhënë për pranimin e OVL-UÇK-së si vëzhguese në Federatën Botërore të Veteranëve të Luftës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …