Gjykata speciale në Hagë ka vendosur të zgjasë afatin për dorëzimin e dosjeve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtësi i viktimave, në lidhje me apelimin e vendimit të Gjykatës Themelore në rastin e Pjetër Shalës. Afati i ri për dorëzimin e përgjigjeve është caktuar deri më 17 janar 2025, ndërsa afati fillestar ishte 27 dhjetor 2024. Kjo vjen pas zgjatjes së afatit për dorëzimin e dosjes së apelit të Shalës, që ka një afat deri më 25 nëntor 2024. Pjetër Shala, i cili u dënua me 18 vjet burgim më 16 korrik 2024 për krime lufte, është shpallur fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme kundër të paktën 18 personave gjatë periudhës së konfliktit në vitin 1999. Shala, i arrestuar në mars 2021, akuzohet për krime lufte të kryera në fabrikën e metalit në Kukës, ku ka mbajtur të ndaluar dhe keqtrajtuar qytetarë të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza përuroi QMF-në, e re në Mitrovicë dhe vizitoi Kompleksin Social në Frashër
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Mitrovicë, …