Zgjatet deri më 22 korrik 2019, afati për aplikim i progrmit të vetëpunësimit për persona të riatdhesuar

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), mbeshtetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR) zgjasin afatin per aplikim  në kuadër të thirrjes së hapur për personat e riatdhesuar për vitin 2019 për dorëzimin e aplikacioneve për hapjen e bizneseve me mbështetje furnizim me mjete/paisje teknike në kuadër të Programit të Vetëpunësimit.

Qëllimi i Programit të Vetëpunësimit është të mbështesë personat e riatdhesuar të papunë në krijimin e planeve të realizueshme të biznesit që janë në gjendje t’i mbijetojnë tregut konkurrues duke promovuar vetëpunësimin si masë aktive të tregut të punës. Mbështetja me grante do të ofrojë mjete/paisje teknike për realizimin e Planit të Biznesit.

Aplikimi për plan të biznesit duhet të dorëzohet në zyrën më të afërt të punësimit ku aplikuesi/ja është regjistruar si i/e papunë. Formulari i plotësuar i Aplikimit me dokumentet e bashkëlidhura duhet të dorëzohet personalisht në zyrën përkatëse të punësimit brenda afatit të caktuara në shpallje.

Data e fundit e dorëzimit të aplikimeve është e Hënë 22 Korrik 2019, në orën 14:00.

Informata shtesë dhe Formulari i Aplikimit mund të gjenden në: https://mpms.rks-gov.net/shpallje/njoftime/ dhe në secilën Zyre të Punësimit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …