Zgjedhjet e brendshme në LDK po vazhdojnë të gjenerojnë konflikte në mes të atyre që kanë pretendime për karrige në strukturat e partisë. Kësaj here, në shkollën fillore që mban emrin e ish-kryetarit të kësaj partie, “Ibrahim Rugova”, ku ishte paraparë të procesi zgjedhor i LDK-së, i njëjti ka dështuar. Pamjet e transmetuara në media tregojnë për tensione në këtë Kuvend Zgjedhor. Bëhet me dije se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Në anën tjetër zyrtarët e këtij subjekti politik kanë mohuar të ketë pasur përleshje fizike mes anëtarëve të saj në Podujevë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
