Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë do të organizohen pa periudhën tradicionale të heshtjes zgjedhore prej 48 orësh dhe me procedura të lehtësuara për mërgimtarët. Më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, qytetarët do të kenë mundësinë për të votuar deri në 10 kandidatë për deputetë, një ndryshim që ka sjellë shqetësime për mundësinë e manipulimeve gjatë procesit të votimit. Për herë të parë, qytetarët do të mund të shprehin preferencat e tyre për deri në 10 kandidatë brenda listës së subjektit që votojnë. Ndryshimi tjetër i rëndësishëm është lidhur me votimin e mërgimtarëve. Tashmë, ata do të kenë mundësi të votojnë në qendra të veçanta të votimit që do të hapen në ambasada dhe zona të tjera të përcaktuara nga KQZ-ja, përveç mundësisë për të votuar përmes postës dhe drejtpërdrejt në KQZ. Kjo ka për qëllim të lehtësojë procesin e votimit për diasporën dhe të rrisë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …