Rinia Demokratike e Kosovës, është duke zhvilluar aktivitete të pandërprera, duke bërë mobilizimin e çdo dege të Rinisë Demokratike për procesin e ardhshëm zgjedhor, duke zgjedhur shtabet e tyre zgjedhore dhe të gatshëm për zgjedhje, konfirmon kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi i cili ka potencuar se “tashmë, të gjitha degët e Rinisë kanë zgjedhur shtabet e tyre zgjedhore, dhe janë të gatshëm për zgjedhje”, i cili njëherësh shpreh edhe vullnetin e kësaj organizate rinore, për të kontribuar në këtë proces tejet të rëndësishëm për vendin. Zgjedhjet nacionale janë rast të rikonfirmohet vizioni dhe platforma jonë, Dekada e Re, e cila do të jetë gjithëpërfshirëse, me vizion për të rinjtë e vendit tonë, për perspektivën tonë këtu dhe për Kosovën brenda vlerave integruese euro-atlantike, theksoi Bislimi. Rinia Demokratike, si çdo herë, do t’i japë energji, potencial dhe optimizëm mobilizimit të jashtëzakonshëm, ashtu si deri më sot, për të çuar përpara misionin dhe vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Kadri Veseli”, theksoi z. Bislimi.
