Aleanca Kosova e Re, në përmbyllje të procesit zgjedhor që ka për qëllim ri organizimin e partisë, me miratimin e të gjitha degëve dhe strukturës aktuale drejtuese, ka vendosur të shpall zgjedhjet për kryetar të AKR-së, sipas mënyrës një anëtar, një votë. Për të realizuar zgjedhjen e kryetarit sipas parimit një anëtar, një votë, AKR ka miratuar udhëzuesin për zbatimin e proceduarave dhe ka vendosur që zgjedhjet për President të AKR-së, të mbahen me datën 20 shkurt 2017. Zgjedhjet do të organizohen në të gjitha degët e partisë dhe të drejtë vote kanë të gjithë anëtarët e AKR-së. Për t’i menaxhuar këto zgjedhje, AKR ka themeluar Komisionin Zgjedhor, në nivel qendror dhe është në proces të themelimit të Komisioneve Zgjedhore në Degët e AKR-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …