Zyra e zëvendëskryeministres ka njoftuar publikun e gjerë se ka vendosur në dispozicion Portalin elektronik të denoncimeve nën rubrikën: Task Forca për zgjedhjet 2017, e aksesueshme në faqen zyrtare të Kryeministrisë me qëllim referimin e rasteve të përfshirjes së administratës së Kryeministrisë dhe institucioneve të varësisë, gjatë fushatës elektorale, ditën e zgjedhjeve, si dhe gjatë procesit të numërimit. Zyra e zëvendëskryeministres Ledina Mandija inkurajon çdo qytetar që të denoncojë në portalin elektronik të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë të administratës gjatë procesit elektoral si dhe garanton ata jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve. Zëvendëskryeministrja siguron se është e vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero ndaj çdo rasti të verifikuar në funksion të plotësimit të detyrave në marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017. Zyra e zëvendëskryeministres po ashtu ka njoftuar të gjitha subjektet elektorale se ka vendosur në dispozicion të tyre numrin 068 80 444 33, si pikë kontakti me kabinetin e zv/Kryeministrit, si kryetar i Task Forcës, me qëllim referimin e rasteve te përfshirjes se administratës dhe policisë shtetit ne veprimtari te paligjshme ne ditën e zgjedhjeve dhe gjatë procesit te numërimit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …