Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës janë shtyrë shkaku i gjendjes së krijuar me koronavirusin dhe data e mbajtjes së tyre do të përcaktohet me vonë, është vendosur të shtunën. Vendimi është marrë nga kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të shpërndarë nga Presidenca. Në këtë njoftim shkruan se Thaçi ka marrë vendim për shtyrje, pas pranimit të rekomandimit nga Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. “Presidenti i Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës”, shkruan në njoftim, teksa precizohen nenet në të cilat mbështetet vendimi. Jo shumë kohë para marrjes së këtij vendimi, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse i kishin rekomanduar KQZ-së pezullimin e përkohshëm të zgjedhjeve në Besianë.