Sot mbahen zgjedhjet për kryetar të Serbisë, të cilat do të organizohen edhe në disa lokalitete të Kosovës të banuara me popullatë serbe. Ato po zhvillohen me leje të Qeverisë së Kosovës dhe nën monitorimin e OSBE-së e cila ka bërë të ditur se do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave, duke hapur katër qendra grumbullimi dhe degë përkatëse nëpër Kosovë me prani të stafit të OSBE-së. “Kemi bërë aranzhime për shpërndarje të duhur gjeografike të këtyre qendrave dhe degëve, gjë që siguron mbulim të duhur të zonave ku gjenden personat me të drejtë vote”, ka njoftuar OSBE. Qendrat e votimit për serbët e Kosovës do të hapen në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 20:00
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, foli për zhvillimet e fundit, lidhur me certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar zhvillimet politike të fundit lidhur me certifikimin e …