KQZ

Zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës mund të nxjerrin probleme politike dhe jo ligjore

Njohës të proceseve zgjedhore dhe të administrimit të pushtetit lokal bëjnë të ditur se zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës mund të nxjerrin probleme politike dhe jo ligjore, nëse pjesëmarrja në to bojkotohet, ashtu siç është paralajmëruar. Këto probleme, sipas tyre, mund të kenë pastaj pasoja në funksionalizimin e institucioneve të vetëqeverisjes lokale. Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – do të mbahen më 18 dhjetor. Kryetarët e këtyre komunave kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në veri, që bartin targa të paligjshme serbe. Të katërtit kanë ardhur nga Lista Serbe – subjekti më i madh politik i serbëve në Kosovë.  Kjo parti, e cila kontrollohet nga Beogradi zyrtar, refuzon të marrë pjesë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm. Përfaqësues të saj, po ashtu, kanë thënë se “95 për qind e votuesve” të kësaj partie, nuk do të dalin në votime. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar më 28 nëntor se ka certifikuar 12 kandidatë nga gjashtë subjekte politike, të cilat do të garojnë në zgjedhjet në veri. Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Iniciativa Qytetare Mitrovica, Partia e Serbëve të Kosovës, Iniciativa Qytetare Mbijetesa Serbe dhe një kandidate është e pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …