Parlamenti Evropian: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, njohja nga të gjitha shtetet e BE-së do të ishte në dobishme

Zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian do të tregojnë një rritje të partive popullore dhe të ekstremit të djathtë

Nëse sondazhet paraprake dalin të sakta, atëherë  zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian pritet të tregojnë një rritje të mbështetjes për partitë popullore  dhe të ekstremit të djathtë, të cilat janë tashmë pjesë e disa parlamenteve kombëtare. Këto forca mbështesin politika më konservatore dhe nacionaliste, janë kundër imigrimit dhe multi kulturalizmit, dhe disa janë kundër zgjerimit të BE-së. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen nga data 6 deri më 9 qershor. Një sondazh nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë ka zbuluar se partitë e së djathtës radikale do të forcohen ndjeshëm, duke marrë pothuajse një të katërtën e vendeve në Parlamentin e ri. Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar se “populistët e krahut të djathtë janë gati të shkatërrojnë atë që kemi ndërtuar për fëmijët tanë”. Analistët theksojnë se rritja e së djathtës ekstreme mund të ndikojë në politikat e BE-së, veçanërisht në çështjet e zgjerimit dhe marrëdhënieve me Ballkanin Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …