Zgjedhjet presidenciale amerikane janë tronditur në vitet e fundit nga katastrofat ekonomike, nga gafat tronditëse, video sekrete dhe pandemia. Por, paqëndrueshmëria e zgjedhjeve presidenciale të këtij viti ka pak paralelizma në kohërat moderne dhe paraqet sfida të mëdha për të ardhmen e demokracisë amerikane. Gjyqësori nuk ka qenë kurrë kaq i ndërlidhur me zgjedhjet presidenciale që nga periudha kur Gjykata e Lartë praktikisht vendosi përfundimin e zgjedhjeve në favor të republikanit George W. Bush ndaj rivalit demokrat Al Gore. Në javët në vazhdim, Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë nëse shtetet mund të heqin nga fletëvotimet emrin e ish-Presidentit Donald Trump, për shkak të rolit që ai luajti për trazirat në Kapitol më 6 janar 2021. Ndërkaq, një gjykatë federale apeli po shqyrton argumentin e ish-Presidentit Trump se ai gëzon imunitet nga ndjekja penale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …