Vetëvendosje

Zgjedhjet vendore në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq i ka fituar Vetëvendosja

Armend Muja ka shpallur fitoren e Vetëvendosjes në dy komuna të veriut të Kosovës. Kandidati Lulzim Hetemi fitoi mbi 70% të votave në Komunën e Leposaviqit. Kandidati, Erden Atiq fitoi mbi 65% të votave në Komunën Veriore të Mitrovicës!”, njoftoi Muja. Në katër komunat veriore kanë votuar 1557 qytetarë nga gjithsej 45 mijë qytetarë me të drejtë vote. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme lokale përfundoi pa incidente. Në përgjithësi, dalja në zgjedhje ishte 3.47 për qind. Zgjedhjet u bojkotuan jo vetëm  nga Lista Serbe, por pothuajse nga të gjithë serbët e veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për …