Zharku dhe Suma dakordohen për fillimin e punimeve në rrugën Elezit – Gorancë – Glloboqicë

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka pritur kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin ka biseduar rreth fillimit të ndërtimit të rrugës Hani i Elezit – Gorancë – Glloboqicë. Ky projekt do të realizohet nga buxheti i vitit 2016 ku janë ndarë 600 mijë euro të cilat do të shpenzohen në tri periudha, me ç’rast pritet që së shpejti të fillojë procesi i tenderimit. Ministri Zharku, ndër të tjera, shprehu gatishmërinë për përkrahjen e projekteve infrastrukturore lokale në Hanin e Elezit edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …