Përfaqësuesi i BE-së, në Kosovë, Samuel Zhbogar përfillë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me vlerësimin e parimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe pret që të gjitha palët ta respektojnë këtë vendim ashtu që akti ligjor i Qeverisë së Kosovës për zbatim të kësaj Marrëveshjeje dhe Statuti pasues të përgatiten sa më shpejtë që të jetë e mundur. Zyra e BE-së në Kosovë, konstaton se Gjykata Kushtetuese është shprehur se Asociacioni, Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të krijohet siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, në përputhje me Kushtetutën.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …