Për dallim nga ambasadori amerikan, Delawie, i cili akuzon vetëm opozitën për gjuhë të urrejtjes dhe veprime të dhunshme, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar ka drejtuar akuza edhe kundër gjuhës që ka përdorur pozita kundër opozitës. Ai thotë se prania ndërkombëtare nuk i zgjedhë liderët e vendit, dhe se ata bashkëpunojnë me të gjitha institucionet. Megjithatë, ai ka thënë se të dyja palët duhet të përmbahen nga fjalori nxitës. Mendoj se në deklaratën që kemi dhënë para dy ditësh, ne kemi shprehur shqetësim për dhunën në Kuvend dhe për gazin lotsjellës, ashtu siç u kemi bërë thirrje edhe liderëve politikë për të kontrolluar retorikën e tyre, e cila mund të nxisë edhe dhunë. Ne nuk kemi opsion të preferuar politik në Kosovë. Qytetarët e Kosovës i votojnë liderët e tyre dhe ne punojmë me ta. Punojmë me Qeverinë, me Kuvendin, ka thënë Zbogar për mediet. Pavarësisht fjalëve Zhbogar ka pranuar nuk ka takuar përfaqësuesit e Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë
Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes së …