Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi në një konferencë për media tha se për zhdukjen e provave kanë informacione kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu. Duke folur lidhur me këtë rast ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha në një deklaratë në ATV ka thënë se sipas ekspertizës, Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje. Ekspertizat e kryera jashtë Kosovës e kanë dëshmuar rastin. Ekspertizat e kryera në Kosovë kanë dëshmuar që nuk është fjala për vrasje por për vetëvrasje, ‘asfiksi’ sikur është quajtur nga ekspertët mjeko-ligjor”, ka thënë Sylë Hoxha. Ai ka shtuar gjithashtu se rasti është politizuar shumë nga ana e Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …