leoni

Zhelko Miliçeviq: Sot djalli e ka vrarë dhe e djegur Perëndeshën e Drejtësisë

(Po rikthejmë për lexim komentin e intelektualit, Miliqeviq, me rastin e shpalljes së pafajësisë të regjimit serb për krimet në Bosnje nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në shkurt të vitit 2007. Një vit më vonë, BE-ja ka pranuar Serbinë në radhët e veta, duke e lavdëruar për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, edhe pse regjimi i Beogradit nuk i dorëzon dy kryekriminelët Mladiq dhe Karaxhiq, të cilët akuzohen për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, të kryera gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë)

Dita e sotme ( 27. 2. 2007) do të mbetet e shënuar në historinë e gjinisë njerëzore si ditë kur gjinia njerëzore, me vetëdije, me gatishmëri dhe me bindshmëri, ua ka shitur shpirtin e vet kolektiv forcave të liga, para të cilave është përkulur paturpshëm dhe me përulje. Kjo ditë do të mbetet e shënuar në historinë e gjinisë njerëzore, si ditë kur gjinia njerëzore, të dhjetën herë me rrallë në historinë e vet, kolektivisht dhe me marrëveshje i ka mbyllur sytë par gjenocideve të kryera shekuj me rrallë mbi boshnjakët, në Bosnjë, nga ana e serbëve dhe malazezëve.
Gjenocidi i parë i dokumentuar është kryer në Srebrenicë, që në vitin 1492 nga ana e serbëve të cilët e kaluan lumin Drina për të pushtuar Minierën e argjendit. Prej atij viti e deri në Luftën e Dytë Botërore, hajdutët serbë, me ndihmën e fiseve malaziase, kanë kryer edhe 5 gjenocide mbi boshnjakët në Bosnjë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën ombrellën e paligjshmërisë së egër botërore, serbët bashkërisht kanë kryer tri gjenocide mbi boshnjakët në Bosnjë.
Qytetërimi bashkëkohor përsëri me tradhtinë që i bëri Bosnjës dhe boshnjakëve ka lëshuar rastin e dhënë prej Zotit që të shpëtojë komponentin e tij moralo-etik, i cili prej Zotit është i rrënjosur në të gjitha qeniet njerëzore, me qëllim për të trasuar projektin e përbashkët të ardhmërisë, e cila do të bazohet në parimet e drejtësisë dhe të ligjit në marrëdhëniet ndërnjerëzore e ndërkombëtare, në parimet të cilët shërbejnë të njëjtët, ose do të duhej t’ na shërbenin, të gjithëve neve pa marr parasysh racën, kombin, fenë apo gjuhën.

Perëndesha mitologjike e drejtësisë sot e ka humb peshojën e vet, e cila vetvetiu është thyer nën peshën e matjes jo morale, pa principe dhe të pa drejtë.
Më këtë ditë joligjshmëria publikisht është legjitimuar. Me këtë vendim e keqja publikisht është pranuar si e mirë. Me ditën e sodit janë fshirë përpjekjet shekullore të gjinisë njerëzore që të ngrihen mbi forcat instinktive të së keqes, urrejtjes, talljes, shpirtligësisë dhe zemërkeqësisë. Me ditën e sodit gjinia njerëzore e ka hedhur intelektin kolektiv dhe përgjegjësinë në bërllok dhe i ka dënuar të gjithë trashëguesit tanë dhe të gjitha gjeneratat e ardhshme në dënim me luftë të përhershme për mbijetesë në joligjshmërinë totale. 

Ky vendim i kësaj gjykate është i gabuar dhe jo i drejtë në të gjitha aspektet e të drejtës dhe të ligjit, dhe i thyen të gjitha themelet dhe parimet, në të cilat Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është bazuar. Ngjarjet politike gjatë gjithë kohës së procesit gjyqësor nuk kanë guxuar të kenë ndikim në vendimin e Gjykatës, por ata kanë ndikuar.
Ngjarjet politike aktuale nuk kanë guxuar të ndikojnë në vendimin e Gjykatës, por ata kanë ndikuar. Sot gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kanë dënuar edhe Gjyqin edhe drejtësinë në humnerë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …