Zhvillohet takimi inaugurues i projektit “Aksione të përbashkëta për mbrojtje të mjedisit”

Nën organizimin e Projekt Ekipeve të Komunës së Gazi Babës dhe Hanit të Elezit u mbajt takimi inaugurues i Projekt Ekipeve dhe institucioneve udhëheqëse të Unionit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar, përmes platformës zoom. Me qellim të prezantimit të qëllimeve dhe aktiviteteve të projektit “Aksione të përbashkëta për mbrojtje të mjedisit përmes përmirësimit të sistemit të kanalizimit dhe ujërave të zeza” (“Common actions to environment protection through improvement of wastewater and sewage system) dy kryetarët e Rufki Suma i Hanit të Elezit dhe Boris Georgievski Kryetarë i komunës Gazi Baba nga Shkupi, uruan njëri tjetrin për fillim të mbarë të bashkëpunimit duke shprehur gadishmërin që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe me projekte tjera të përbashkëta. Projekti “Aksione të përbashkëta për mbrojtje të mjedisit përmes përmirësimit të sistemit të kanalizimit dhe ujërave të zeza” ka për qëllim të mbrojë mjedisin dhe të promovojë lehtësimet në lidhje me ndryshimet klimatike si dhe parandalimin dhe menaxhimin e rrezikut përmes përmirësimit të menaxhimit të sistemit të kanalizimit dhe ujërave të zeza. Objektiva e projektit fokusohet në ngritjen e mbrojtjes së mjedisit përmes përmirësimit dhe menaxhimit më të mirë të sistemit të kanalizimit në të dy vendet ndërkufitare; gjë që edhe korrespondon me objektiven e programit (të BE-së) që të ngrisë vetëdijen për një mjedis më të pastër dhe ndryshimet klimatike. Më fjalë tjera projekti do ti motivoj dhe njerëzit nga të dy vendet që të rritet vetëdija për përfitimet nga mbrojtja e mjedisit nëpërmjet ndërtimit të koletorit në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit, Republika e Kosovës dhe ndërtimin e kanalizimit në fshatin Smilkovci, Republika e Maqedonisë së Veriut, mbajtjes së punëtorive dhe vlerësimin e dokumentit ekzistues dhe hartimin e Planit Lokal për Veprim Mjedisor (PLVM – LEAP) të Hanit t` Elezit 2020-2027. Në takimin punues me përfaqësitë e vet ishin Komuna e Hanit të Elezit, Komuna e Gazi Babës dhe përfaqësues të Sekretariatit të Përbashkët për Çështje Teknike të Unionit Evropian. Ky takim pune ka rol kyç për zhvillimin dhe implementimin e fushatave promovuese të aktiviteteve momentale dhe të ardhshme, në zonat ndërkufitare. Projekti financohet nga Unioni Evropian në suaza të programit për bashkëpunim ndër-kufitar, për Komunat e Hanit të Elezit dhe Gazi Babës. Buxheti i projektit është 386,592.08 euro prej të cilave 80% finacohen nga BE prej të cilave komuna e Hanit të Elezit përfiton 134,768.16 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …