Ziadin Sela dhe Ali Ahmeti nënshkruajnë marrëveshjen për të bashkuar Aleancën për Shqiptarët me Frontin Europian

Sonte në orën 21, në sallën e sportit “Rinia” në Gostivar, është planifikuar nënshkrimi i marrëveshjes së koalicionit midis kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela. Me këtë hap, Aleancën për Shqiptarët e drejtuar nga Sela zyrtarisht bëhet pjesë e Frontit Europian, një nismë kjo e kreut të integristëve, për të bashkuar disa parti në një koalicion të madh, nën sloganin “Jo Rusisë, Po Europës”. Vendimi për të bashkëngjitur Frontin Europian u mor të enjten nga ASH-ja e drejtuar nga Sela, pas mbajtjes së Kuvendit Qendror të partisë, i cili u nda në dysh, pasi kryetari i saj Arben Taravari vendosi të koalicionojë me opozitën shqiptare VLEN. Për Frontin Europian, Ahmeti tashmë ka nënshkruar marrëveshje koalicioni edhe me kryetarin e Lëvizjes Populli Skender Rexhepi, me atë të PDSH-së Menduh Thaçi dhe me kreun e PDE-së Arjanit Hoxha. Në të njëjtën linjë, janë nënshkruar marrëveshje edhe me parti të komuniteteve më të vogla, si Unioni i Romëve, Partia Demokratike Turke dhe Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci. Pritet që një koalicion i këtillë të lidhet edhe me njërën prej partive boshnjake.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …