Nuk është për t’i besuar Ali Ahmeti. Qeverisja bashkë me BDI-në nuk do të thotë demokraci, ka thënë kryetari Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, i pyetur për një koalicion të mundshëm bashkë me BDI-në e Ali Ahmetit, të cilin e ka quajtur “shqiptar sezonal”. “A është për t’i besuar Ali Ahmetit, jo, nuk është për t’i besuar! Sepse ai hyn në një rrugë me këta dhe të le pastaj në mes të rrugës. Sepse ai të le vetëm kur ka Ministrin e Punëve të Brendshme të përballesh me turmë holiganësh, sepse struket diku dhe llogaritëte të ketë një kundërshtar politik më pak në 27 prill, sepse ai është shqiptar sezonal, gjatë gjithë fushatës edhe më herët, se në zgjedhjet lokale të bëhet bashkë edhe me dreqin, vetëm e vetëm që ta mbajë pushtetin. Pushteti është qëllimi i Ahmetit”, asgjë tjetër. Sela ka thënë se koalicioni “Tash është koha” ka kontakte me partitë tjera për formimin e Qeverisë, por thotë se do të presin fillimisht BDI-në që ta realizojë sipas tij premtimin e vetëm që kishin në zgjedhje.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …