Politikologu gjerman, Zibo Jansen, ka deklaruar se kryetari amerikan Donald Trump nuk do të jetë i interesuar për Ballkanin Perëndimor. Jansen beson se në këtë rajon do forcohet roli i Rusisë. Në intervistën për Dojçe Vele, Jansen ka thënë se mendon se Trump do të tërhiqte nga Ballkani dhe atë “do ta shpallë çështje europiane. Marrë para sysh faktin se evropianët nuk janë unikë lidhur me Kosovën s’e kanë njohur të gjithë anëtarët e BE-së, sipas mendimit tim është shumë e qartë se Rusia do të shkojë në atë drejtim dhe atje do të luajë një rol dhe ndikim shumë të fuqishëm. Frika e Kosovës për ndarje me siguri se është e arsyeshme. Shqiptarëve të Kosovës kryetari i Serbisë tërthorazi u është kërcënuar me luftë. Edhe udhëheqja e Kosovës reagoi me retorikë lufte. Shqiptarët e duan krejt Kosovën e serbët nuk duan ta njohin pavarësinë e saj dhe duan pushtet, të paktën në veri të saj. Aty ka shumë potencial për konflikt, ka thënë politikologu gjerman Jansen.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …