leoni

Zjarrëvenësit e Shqipërisë

Zjarrëvenësit e Shqipërisë përpiqen ta kthejnë vendin sikur në vitin 1999

Ideatorët dhe protagonistët e zjarrëvënies së Shqipërisë në vitin 1997 sërish po provojnë ta marrin pushtetin me dhunë, tani jo me kallashë e mitralozë, sikur bënë asokohe,  por duke djegur institucionet e Shqipërisë dhe duke brohoritur  me cinizëm, “E duam Shqipërnë si Evropa”.  Qysh në fillim të protestës së djeshme një zyrtar i lartë i PD-së tha se kjo protestë vendimtare është ideologjike dhe ka për qëllim ta rrëzojë Partinë e Punës e cila tani ndodhet në partinë Socialiste.

Pas demit të madh që shkaktuan me flakë dhe policë të plagosur,  protestuesit nuk u mjaftuan dhe të njëjtën gjë po bënë edhe  tek Kuvendi. Turma e protestuesve kishte rrethuar parlamentin dhe protestuesit hidhnin  vazhdimisht mjete piroteknike drejt godinës dhe policisë. I gjithë oborri i parlamentit duket në flakë dhe i mbuluar nga tymi.  Policia ka hedhur gaz lotsjellës por në sasi më të pakët. Mes protestuesve si zakonisht ishin  edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

Disa media ndërkombëtare kanë transmetuar drejtpërdrejtë protestën e opozitës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Drejtpërdrejtë nga Tirana është lidhur, edhe televizioni rus shtetëror, Rusia Today’.

Gjithashtu protesta është transmetuar edhe nga seksioni shqip i “Zëri i Amerikës” përmes rrjetit social. Edhe agjenci lajmesh, si ajo italiane i kanë dhënë hapësirë trazirave, në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …