Zjarrfikësit austriak japin një donacion për zjarrfikësit vitias

Komuna e Vitisë, konkretisht Njësiti Profesional i Zjarrfikëseve dhe Shpëtimit në Viti (NJPZSH), ka pranuar një donacion nga Brigada e Zjarrfikësve të qytetit Bischofshofen nga Austria, saktësisht nga Inxhinieri i  Diplomuar i Teknologjisë dhe mbrojtjes nga zjarri dhe menaxher i sigurisë Baier Ronny dhe Marija Baier nga Bischofshofen i Austrisë. Donacioni përfshin pajisje të ndryshme për NJPZSH-Viti, kryesisht veshje mbrojtjes për intervenim por edhe pajisje të ndryshme të shpëtimit. Ndërkaq transportin e këtyre pajisjeve e kanë bërë falas vëllezërit Ramadani nga Fshati i Ri. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar Zjarrfikësit e qytetit Austriak, Bischofshofen për këtë donacion duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm. Kryetari Haliti gjithashtu shprehu falënderimin për vëllezërit Ramadani, të cilët me vet kontribut kanë mundësuar arritjen e këtij donacioni në Viti. Përndryshe të nevojshme e kanë vlerësuar këtë donacion edhe Basri Aliu, Drejtor i DSHPE-së dhe Hetem Jakupi, Komandant i NJPZSH në Viti.

May be an image of 2 people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …