Zjarrfikësit e Komunës së Deçanit lokalizojnë zjarret dhe largojnë rrezikun

Pothuajse tri ditë pa ndalë zjarrfikësit e komunës së Deçanit deri në orët e vona të natës kanë qene të angazhuar për të lokalizuar zjarrin i cili kishte përfshi një pjesë  jashtëzakonisht të madhe të pyjeve të komunën së Deçanit. Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë kishte dal në vendin e ngjarjes për të pa nga afër situatën e krijuar, nga aty u njoftua se nga pakujdesia e qytetarëve, duke djegur mbeturina ka sjell deri tek këto pasoja të cilat konsiderohen të jenë jashtëzakonisht të mëdha. Këtij aksioni për shuarjen e zjarrit u janë bashkuar gjatë vikendit edhe ekipet e KFOR-it më anë të helikopterëve, Ekipe e Zjarrfikësve të Deçanit, Ekipe te Zjarrfikësve të Pjesë, policia dhe qytetarë vullnetarë, edhe përkundër përpjekjeve nuk arritën që të  lokalizojnë zjarret gjatë vikendit. Ditën e hëne gjatë tërë ditës Ekipe e Zjarrfikësve të Deçanit edhe përkundër terrenit jo të përshtatshme në bjeshkë kanë arritur që në orët e vona të mbrëmjes të lokalizojnë zjarrin. Sot në mëngjes janë vizituar prapë këto vatra nga këto ekipe ku kanë qenë të përfshira nga zjarri dhe sipas raporteve të gjitha vatrat e zjarreve tashmë janë lokalizuar dhe janë nën kontroll, duke llogaritur së janë shkaktuar dëme jashtëzakonisht të mëdha ku mbi 60 hektarë pyje janë djegur kryesisht më shkurre, lajthi, bung, dhe gështenjë. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, dhe brigada e zjarrfikësve të Deçanit, ju bëjnë apel qytetaret që të jene më të kujdesshëm kur frekuentojnë bjeshkët të mos ndezin zjarre për të djegur këto bukuri natyrore. Lutën qytetarët që për ç’do ratës të telefonojnë në numrin pa pagës të zjarrfikësve 193 ose në  fiks: 0390363342.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …