Kryetari i Sindikatës së zjarrfikësve, Muharrem Beka, ka deklaruar për mediet se ende nuk ka marrë përgjigje për një mori kërkesash që u ka drejtuar institucioneve të vendit. Beka thotë se prej vitit 2008 e deri më tash, vetëm një kërkesë e tyre është realizuar, jo pa vështirësi. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka, thotë se janë gjithsej nëntë vende të lira të punës, por komuna e as Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë hapur konkurs. Zjarrfikësit kanë paralajmëruar se do të bëjnë grevë për realizimin e kërkesave të tyre të drejta.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …