Zjarrfikësit janë në krye të detyrës edhe në raste kur rrezikohen vet ata  

Zjarrfikësit e Rahovecit me ndihmën e zjarrfikësve të Prizrenit dhe me asistimin e policisë së Kosovës patën një intervenim të rrezikshmërisë së lartë në aksin rrugor Rahovec- Prizren në vendin e njohur si Plepat e Celinës, aty është bërë prerja e disa pjesëve të Plepit që paraqisnin një rrezik të madh për qytetarët dhe veturat që e frekuentojnë këtë rrugë, siç shihet intervenimi ka qenë në një lartësi kogja të madhe dhe të rrezikshme, por që fatmirësisht intervenimi përfundoi me sukses dhe është evituar rreziku!

Para disa ditëve një pjesë e Plepit ka rënë në rrugën rajonale dhe ka pasur dëme të konsiderueshme materiale në një veturë!

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …