Zjarrfikësit në Rahovec i viziton Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi

Zjarrfikësit në Rahovec, janë vizituar nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe nënkryetari Fatmir Iska, gjatë vizitës kanë biseduar për rritjen e angazhimit dhe kushtet në të cilët punojnë zjarrfikësit dhe për mundësinë që në të ardhmen të ju ofrohen kushte edhe më të mira për punë. Kryetari Latifi gjatë vizitës u ka thënë zjarrfikësve se arsyeja e vizitës së sotme është që të shoh nga afër, kushtet në të cilat ata punojnë, duke u thënë se ne jemi angazhuar që të ju ofrojmë kushte më të mira. Në të ardhmen do të shikohet mundësia që t’ju ndihmojmë edhe më shumë, në mënyrë që të mos ju mungoj asgjë në kryerjen e punëve që ju i keni. Kryetari gjithashtu ka kërkuar që me ardhjen e sezonës së verës, angazhimi dhe përgatitja e zjarrfikëseve të jetë në niveli më të lartë. Zjarrfikësit, përpos që e kanë falënderuar Kryetarin Latifi dhe nënkryetarin Iska për vizitën dhe interesimi e tyre për kushtet në të cilët punojnë dhe kanë kërkuar që në të ardhmen të shikohet mundësia që të ju ofrohen kushte edhe më të mira për punë, kurse sa i përket angazhimit të tyre ata kanë thënë se në çdo kohë janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar aty ku kërkohet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …