Zjarrfikësit shuan zjarret në disa fshatra të Rahovecit  – apel për ndërgjegjësim dhe bashkëpunim

Mbrëmë, zjarrfikësit e komunës së Rahovecit shuan zjarre të mëdha në Ratkoc, Dejnë dhe Baboc, duke mbrojtur komunitetin tonë nga një katastrofë e mundshme. Në përpjekjet e tyre, ata u ndihmuan nga disa vullnetarë të guximshëm, të cilët treguan solidaritet dhe përkushtim ndaj sigurisë së përbashkët. Për fat të keq, zjarrvëniet e qëllimshme të hamulloreve janë bërë të zakonshme këtë verë, duke krijuar një rrezik të vazhdueshëm për pronën dhe jetën e njerëzve. Ndërgjegjësimi qytetar për të mos ndezur hamulloret mbetet i ulët, dhe kjo kërkon një përpjekje të përbashkët për edukim dhe parandalim. Komuna e Rahovecit fton qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që të zvogëlohen rastet e zjarreve dhe të mbrohen jetët e zjarrfikësve tanë, si dhe pronën dhe natyrën që na rrethon.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …