Zjarrfikësit të pakënaqur me kushtet dhe pozitën e tyre, kanë vendosur që të protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës. Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka në një konferencë për media, paralajmëroi protestën e punonjësve të këtij shërbimi. “Ne e kemi treguar veten, kemi pasur sfida të ndryshme gjatë kësaj periudhe. Mirëpo institucionet nuk kenë të gatshme, nuk na kuptuan. Na injoruan, na përbuzën dhe është një moment që zjarrfikësit janë shumë të zhgënjyer, të revoltuar dhe se kjo situatë s’mund të vazhdojë në pafundësi. Kërkesat e zjarrfikësve janë që të reagojmë dhe të aplikojmë masat sindikale. Konferencën për shtyp e kemi thirrur me qëllim që të bëjmë publike protestën, të cilën do ta fillojmë sot në orën 10 para ndërtesës së Qeverisë. Kërkesat janë të njohura për institucionet. Të gjithë i dinë kërkesat. Të gjithë e dinë pozitën dhe pranojnë që kjo gjendje duhet të ndryshojë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …