leoni

Zjarri kaploi fabrikën e plastikës “Ritupack” në Sapniq të Rahovecit

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth orës 06:00, një zjarr kapluar fabrikën e plastikës “Ritupack” në Sapniq. Kryetari i komunës, z. Smajl Latifi sapo ka marrë lajmin menjëherë kam dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër situatën dhe për të koordinuar veprimet.

Ai shpreh keqardhje të thellë për këtë ngjarje të rëndë që ka prekur këtë biznes të rëndësishëm për komunën e Rahovecit. Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në njerëz, gjë që është një lehtësim i madh për të gjithë. Megjithatë, dëmet materiale janë të mëdha dhe ende nuk janë vlerësuar plotësisht. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe është shmangur përhapja e tij në zonat përreth.

Kryetari Latifi shpreh mirënjohjen e tij për Njësinë e Zjarrfikësve të Rahovecit, si dhe për ndihmën e vyer të njësive të zjarrfikësve nga Gjakova, Prizreni dhe Malisheva, të cilët dëshmuan solidaritet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm! Po ashtu, falënderon Policinë e Kosovës për angazhimin e tyre në sigurimin e rendit dhe mbështetjen në menaxhimin e situatës!

Kryetari Latifi ka premtuar mbështetje për këtë biznes dhe do të bëj gjithçka që është në mundësinë e komunës për të ndihmuar në përballimin e pasojave të kësaj fatkeqësie.

Kontrolloni gjithashtu

Avokati i popullit një hap më afër qytetarit

Zyra e avokatit të popullit organizon këtë të premte takime të rregullta me qytetar nga …