Zjarri kaplon fshatrat Zoqisht dhe Hoçë e Madhe të Rahovecit

Një zjarr i madh ka kapluar fshatrat Zoqisht dhe Hoçë e Madhe të komunës së Rahovecit. Ekipi i zjarrfikësve dhe një grup vullnetarësh të përkushtuar, po bëjnë përpjekje të pandërprera për të shuar zjarrin që ka përfshirë zonën midis fshatrave. Situata mbetet e vështirë, por ekipi është i përkushtuar ta ndalojë përhapjen e zjarrit dhe t’i zvogëlojë sa më shumë dëmet që mund të shkaktohen. “Ju bëj thirrje të tregojmë kujdes të veçantë gjatë kësaj periudhe të thatë, të shmanget ndezja e zjarreve në natyrë dhe të raportohet menjëherë për çdo zjarrvënie të dyshimtë tek autoritetet!”- u shpreh kryetari Latifi. Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për mbrojtjen dhe për ruajtjen e natyrës!

Kontrolloni gjithashtu

Në Burojë po realizohen punimet për kyçjet individuale të shtëpive në rrjetin e ujësjellësit, të cilat nuk kanë qenë më parë të përfshira në sistem

Në fshatin Burojë po realizohen punimet për kyçjet individuale të shtëpive në rrjetin e ujësjellësit, …