Pavarësisht gjendjes alarmante në pyjet rreth Prishtinës, të cilat i ka përfshirë zjarri prej dy ditësh, organet përgjegjëse ende nuk kanë ndërmarrë asnjë masë. Bëhet e ditur se gjendje kritike paraqitet në malet e fshatrave Marevc dhe Butovc, ku zjarri tanimë kërcënon të përhapet edhe në parkun e Gërmisë. Banorët e fshatit Butovc kanë bërë përpjekje në baza individuale për shuarjen e zjarrin, por kjo ka qenë e pamundur për shkak të kushteve atmosferike.
